A zbehet kënaqësia seksuale në lidhje pas vetëm një viti?

Lifestyle February 18, 2017 - 09:08

Secila që është zgjuar pranë një mashkulli e ka të qartë manifestimin e dëshirës seksuale të tij në mëngjes, përderisa femrat preferojnë seks gjatë natës. Studimi tregoi se pesë herë në javë dëshirojmë seks, mirëpo kemi mospërputhje me dëshirat e partnerit, transmeton "Zeri.info".

Një studim i ri i cili përfshiu 3000 pjesëmarrës mes moshës 25 dhe 41-vjeçare tregoi se kënaqësia seksuale në lidhje fillon të zbehet pas një viti. Autori i studimit gjeti se kënaqësia seksuale nuk varet nga numri apo mosha e fëmijëve, që në studimet e mëhershme kanë treguar ndikim të rëndësishëm në jetën seksuale, në fakt shkaktari për më pak seks ishin zënkat mes çiftit. Ekzistojnë disa faktorë të ndërlidhur mes vete kur bëhet fjala për seksin, lumturinë, lidhjen, kënaqësinë, stresin dhe pak a shumë shumicën e aspekteve të jetës. Kjo nuk do të thotë se jeni të mallkuar në dështim, ja edhe disa gjëra të tjera që i thotë shkenca për lidhjen tuaj.

Pa marrë parasysh sa shumë e dëshironi njëri-tjetrin, me siguri që nuk jeni të dy të disponueshëm në të njëjtin moment 

Secila që është zgjuar pranë një mashkulli e ka të qartë manifestimin e dëshirës seksuale të tij në mëngjes, përderisa femrat preferojnë seks gjatë natës. Studimi tregoi se pesë herë në javë dëshirojmë seks, mirëpo kemi mospërputhje me dëshirat e partnerit. Dhe kjo domosdo qon deri te grindjet mes partnerëve dhe shmangien e kontakteve seksuale.

Femrat me më shumë miq meshkuj kanë më tepër seks me partnerët e tyre

Kjo quhet “garimi i spermës”. Sipas një studimi ndaj çifteve heteroseksuale, femrat që kanë shumë miq të gjinisë mashkullore kanë më tepër seks me partnerin e tyre me iniciativë të partnerit. Kjo ndodh pa vetëdije për shkak të ndjenjës së rrezikimit nga meshkujt tjerë.

Papajtueshmëria rreth seksit

Mendojmë se secili duhet të jetë seksualisht i kënaqur dhe se mungesa e kënaqësisë është shkatërruese. Një studim tregon se njerëzit kanë më shumë gjasa të kenë seks pasi të mendojnë se seksi e përmirëson lidhjen e tyre dhe se do të ndihen më të kënaqur nga seksi në përgjithësi. Andaj, edhe në qoftë se nuk jeni në disponim, nëse i kuptoni përfitimet e seksit për lidhjen tuaj do të kënaqeni më shumë duke e bërë atë.