Gjërat që do ta bëjnë secilin mashkull të interesohet për ju

Lifestyle February 18, 2017 - 09:07

Shumë femra kanë rrëfyer se kur dalin të vetme në klube të natës meshkujt nuk vijnë në tavolinën e tyre. Meshkujt i intrigon shoqëria me të cilën femrat rrethohen, prandaj ofroni vëmendje pak vetes dhe ata do të përhapen, transmeton "Zeri.info".

Të gjithë e dimë se kur ne shohim atë cilësinë e pashprehur tek disa femra, ato na lënë një përshtypje mbresëlënëse gjithmonë. Karizma juaj mund të ju ndihmojë që të veçoheni nga femrat tjera, kjo mund të ju sjellë shkëndijë të fortë në një marrëdhënie, si dhe të rrisë suksesin tuaj në punë dhe në aspekte tjera. Nëse ju mund të jeni e mirë me njerëzit në një botë ku gjithë të tjerët shkojnë në përkeqësim, atëherë ju do të jeni fitimtar.

Dilni në shoqëri me femra

Shumë femra kanë rrëfyer se kur dalin të vetme në klube të natës meshkujt nuk vijnë në tavolinën e tyre. Meshkujt i intrigon shoqëria me të cilën femrat rrethohen, prandaj ofroni vëmendje pak vetes dhe ata do të përhapen. Pavarësisht ku ndodheni në ndonjë bar apo parti, ju bëheni më të dëshirueshme kur një mashkull ju sheh me njerëz të tjerë në praninë tuaj. Sipas një studimi të bërë, është zbuluar se njerëzit në grupe duken më tërheqës se të njëjtit njerëz kur janë vetë. Kur ju shihni një femër të rrethuar me shumë miq, ju tërheq prania e saj dhe dëshironi t’i afroheni.

Kanalizoni anën tuaj të komunikimit

Në vend se të prisni për mashkullin ideal që të kontaktoni, është mirë që të socializoheni me sa më shumë njerëz që të mundeni. Femrat duhet përshëndetur sa më shumë njerëz që është e mundur në 10 minutat e para, në mënyrë që pas një ore, të gjithë ata njerëz të mendojnë se ju jeni personi më i arritshëm në ambientin ku ndodheni. Mendoni rreth kësaj: kur një mashkull dëshiron të flirtojë me dikë, a do të ketë tërheqje më shumë me ndonjë femër që ka shkëmbyer fjalë apo me ndonjë që fare nuk është socializuar?

Dini si të lidheni vërtet

Bëni pyetje emocionale në vend të atyre logjike, si p.sh. “Çfarë ju pëlqen më shumë nga të qenit inxhinier?”, në vend të “Sa kohë keni që e bëni këtë punë?”. Askujt nuk i intereson të dëgjojë fakte rutine për një person tjetër në fillim të kontaktit. Ajo që na intereson është lidhja që ne krijojmë.

Të qenit e veçantë

Pjesë e sekretit të shumicës së femrave është edhe të qenit e mistershme apo përplot befasi. Kur ndokush ka hobi dhe interesa të ndryshme që ia bashkëngjitet me përvoja mbresëlënëse, kjo paraqet një tërheqje të vërtetë kundrejt tyre, kjo është seksi dhe intriguese.