E dashura juaj ka këtë shenjë në Horoskop, ja çfarë t’i dhuroni për Valentin

Lifestyle February 14, 2017 - 15:46

Askush nuk kërkon asgje veç dashurisë, ditën e Shën Valentinit, por t’i shkosh të dashurës pa një dhuratë duhet të kesh shumë guxim.

Përtej shakasë të zgjedhësh dhuratën ideale për të dashurën e zemrës mund të mos jetë e lehtë por yjet ju vijnë në ndihmë.

Dashi: Një udhëtim (qoftë edhe një ditor).

Si një shenjë zjarri, dashi është shumë aventurier dhe me një dhuratë të paparashikueshme nuk do të dështoni kurrë.

Demi: Verë, parfum.

Demi është një shenjë e sofistikuar që pëlqen gjërat luksoze. Një parfum apo një verë e mirë do të ishin dhurata ideale.

Binjakët: Bileta koncerti.

Kjo shenjë është shumë miqësore dhe gazmore dhe më mirë se një biletë koncerti nuk do të gjenit asgjë.

Gaforrja: Një fotografi në kornizë.

Kjo shenjë njihet si romantike, ndaj një dhuratë e tillë do t’jua bënte shumë qefin.

Luani: Bizhuteri të çmuara !

Luanët janë paksa materialist ndaj duan s’duan do e shohin çmimin me bisht të syrit.

Virgjëresha: është një shenjë mjaft praktike ndaj nuk keni pse të mundoheni shumë. Dhurojini një kupon dhe jeni në rregull.

Peshoret: janë mjaft romantikë dhe më shumë se dhuratën do të vlerësojnë gjestin. Një tufë me lule do t’i kënaqte pa masë.

Akrepi: njihet si shenja më erotike e zodiakut. Të brendshme seksi apo një palë syze po ashtu seksi e të shtrenjta do të vlerësoheshin shumë nga një akrep.

Shigjetari: është shenja e udhëtimeve dhe nëse një udhëtim nuk e përballoni dot, blijini aksesorë që lidhen me qytete të ndryshme të botës.

Bricjapi: vlerëson gjërat e personalizuar vetëm për ta ! Nëse nuk godisni me dhuratën, nuk e keni mirë me një bricjap.

Ujori: do të kënaqet nëse i dhuroni diçka që ka të bëjë me teknologjinë.

Peshqit: janë tejet romantikë dhe spirituozë. Dhurojani një pako me qirinj aromatikë.