Shenjat që tregojnë se po ju shfrytëzon

Lifestyle January 19, 2017 - 09:04

Çka mendoni ju, a i pëlqeni me të vërtetë apo është me ju vetëm për shkak se jeni e popullarizuar në shoqëri, e bukur, gjithmonë keni para të mjaftueshme ose ndoshta për shkak se ai e pëlqen shoqen apo motrën tuaj. Nëse keni dyshuar ndonjëherë për arsyet pse ai është në lidhje me ju, atëherë vazhdoni leximin! Zbuloni se cilët janë “flamujt e kuq” që tregojnë se ai djalë është vetëm duke ju shfrytëzuar, transmeton "Zeri".

- Sillet ndryshe kur është me shokët e tij: Kjo është një nga treguesit më të mirë. Nëse ju trajton ndryshe kur jeni vetëm dhe ndryshe kur jeni me miqtë e tij është një shenjë se diçka nuk funksionon, veçanërisht nëse ai është më i ashpër apo të fyen.

- Nuk paguan: Kur dilni bashkë për ndonjë pije apo picë nuk paguan, por pret që ju të paguani.

- Me të nuk ndihesh e veçantë: Dashuria është një magji dhe derisa të ndodhë kjo ne duhet të ndihemi të veçantë. Nuk ka nevojë të ngazëllohet shumë personi i dashur, për shembull, vetëm një buzëqeshje, një fjalë apo gjest i mirë, mund të bëjë t’ju merret mendja dhe të dridhen gjunjët. Nëse nuk ju bën komplimente edhe kur ju i bëni atij ndonjë kompliment është një shenjë e alarmit.

- Të thërret vetëm atëherë kur ka nevojë: Pra, kur ai grindet me nënën e tij apo mikun e tij, ka nevojë për dikë ta ndihmojë atë të gjejë prehje./Zeri/.