Ky është ushtrimi më i mirë për të humbur peshë

Lifestyle January 18, 2017 - 22:17

Shkencëtarët kanë gjetur se një ushtrim i lehtë është po aq i mirë sa një stërvitje e vështirë për të ndihmuar njerëzit që të humbasin peshë.

Sipas studimit të botuar në revistën Physiological Reports, intensiteti i ushtrimeve nuk bën asnjë ndryshim në sasinë e peshës së humbur.

Kjo do të thotë se edhe njerëzit që fokusohen tek ushtrimet me të lehta mund të arrijnë të njëjtat rezultate.

38 burra mbi peshë dhe me jetë sedentare, dhe femra post menopauze me një moshë mesatare prej 52 vjeç iu kërkua të ushtroheshin pesë herë në javëe dhe të reduktonin numrin e kalorive që merrnin.

Pjesëmarrësve në studim iu bë analiza e insulinës në gjak dhe biopsia e yndyrnave në fillim dhe në fund të studimit, dhe u zbulua se në të dy grupet u humb e njëjta sasi peshe dhe patën të njëjtat përmirësime në ndjeshmërinë e insulinës dhe metabolizmi në të dy grupet, transmeton tch.

Pjesa më e madhe e ndryshimeve pozitive nuk u prekën nga intensiteti i ushtrimeve që kryen.

“Një tipar i rëndësishëm i eksperimentit tonë është se krahasuam me kujdes grupet, të gjithë pjesëmarrësit morën të njëjtën sasi kalorish dhe gjatë sesionit të ushtrimeve, por dhe reduktuan të njëjtën sasi kalorish duke konsumuar më pak ushqim. Nëse doni të rrisni sasinë e ushtrimeve, si një objektiv pas Vitit të Ri atëherë studimi ynë tregon se përfitimet janë të ngjashme pavarësisht se vendosni të bëni ushtrime të lehta apo të vështira, apo për një kohë më të shkurtër por intensive”, thotë profesori Dylan Thompson.

Ushtrimin për të humbur peshë lehtësisht na e shpjegon drejtuesi i studimit, profesor Jean- Philip Whalin.

“Tre javë të rritjet së ushtrimeve të kombinuar me reduktimin e ushqimit të përditshëm ka një impakt dramatik në shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve dhe mbi gjenet kyçe të yndyrnave. Megjithatë, të dhënat tona tregojnë se ajo që ka rëndësi është sa kalori përdorim duke u ushtruar në total, dhe jo intensiteti i ushtrimeve”, thotë ai.