Shkenca e thotë: Martesa është më e lumtur kur burrat i dëgjojnë gratë

Lifestyle January 17, 2017 - 15:31

Sipas një studimi që ka pasur nën vëzhgim 130 çifte të reja, ka zbuluar se burrat që i lejojnë gratë e tyre të kenë influencë tek ta, kanë martesa më të lumtura dhe kanë më pak gjasa që të divorcohen.

Studimi i kryer nga Dr. John Gottman, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova, thotë se e njëjta premisë vlen edhe për çiftet e të njëjtit seks.

Ai thotë se burrat zakonisht i rezistojnë influencës së grave të tyre, pa e kuptuar fare. Doktori thotë se është aftësi e jashtëzakonshme e burrave, kur i kuptojnë gratë e tyre dhe u kushtojnë vëmendje për çdo ditë.