Kështu duken vetullat tatuazh (Video)

Lifestyle January 16, 2017 - 23:42

Nuk jeni të kënaqur me dukjen e vetullave tuaja? Janë të shndritshme, shumë të rralla, mbase provoni t’i bëni tatuazh.

Kështu duket procesi.

Me siguri keni vërejtur që çdo e treta vajzë në rrugë ka vetulla të përsosura, transmeton Telegrafi.

Nuk duam ta teprojmë, ka prej tyre edhe me vetulla natyrale, mirëpo shumica i kanë bërë tatuazh. Përse?

Disa femra janë të lindura me vetulla të rralla dhe të shndritshme, andaj duken sikur nuk kanë fare, derisa disa e teprojnë me ndukjen, andaj ato me kalimin e kohës rrallohen.

Nëse merrni guximin të rrezikoni për këtë veprim, që t’i bëni tatuazh, shikoni a inkorporohen në fizionominë e fytyrës suaj.

Gjatë tatuazhit ngjyra vendoset në shtresën e dermës që nënkupton që ngjyra do të qëndrojë për tërë jetën.