Spinaqi dhe fasulet luftojnë plakjen

Lifestyle January 14, 2017 - 08:41

 Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës, transmeton "Zeri".

Spinaqi dhe fasulet janë konsideruar si dy ushqimet bazë për të luftuar plakjen. Një grup studiuesish nga Australia, Indonezia dhe Suedia studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës. Një ushqim tjetër që lufton plakjen është edhe lëngu i rrushit. Ai jo vetëm që mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës./Zeri/.