Këto shprehi rrezikojnë lidhjen tuaj

Lifestyle January 14, 2017 - 08:28

Personi që doni nuk është objekti ku ju duhet ta ushtroni aftësinë tuaj sarkastike. Sarkazma mund të jetë qesharake dhe e mirë kur flisni për ekonomi e politikë në shoqëri, por në lidhje nuk ka vend për të, transmeton "Zeri".

Lidhja dhe martesa janë raporte që kërkojnë shumë mund për t’u ndërtuar, por ndonjëherë kërkojnë edhe mençuri. Nuk do të besoni, por ne të gjithë i bëjmë gabimet e njëjta. Disa e kuptojnë në kohë këtë dhe arrijnë të kontrollohen, ndërsa disa lëshohen dhe padashur e shkatërrojnë një lidhje që ka mundur të jetë shumë e mirë dhe me një dashuri të fuqishme.

Bëhuni tolerantë, pranojini gabimet dhe detyrojeni në këtë mënyrë partnerin të bëjë hulumtime në sjelljen e vet.

Lëshimi i dhomës në mënyrë demonstrative

Kjo është më e shpeshtë te meshkujt. Ndodh atëherë kur njëri partner dëshiron të diskutojë për ndonjë temë që nuk i pëlqen tjetrit, ose diçka fsheh, ose i duket e vështirë të diskutojë për atë gjë, ose që është një pikë e dobët e tij, apo një temë për të cilën ai ende nuk ka një përgjigje dhe ka frikë. Nëse nuk do ta pëlqejnë atë që e dëgjojnë prej jush, mund ta lëshojnë demonstrativisht dhomën apo edhe banesën. Ky është një veprim fëmijëror, i cili nuk shpie askund. Bëhuni të guximshëm dhe i thoni partnerit se do të flisni edhe për këtë gjë, por me tone të qeta dhe pa bujë.

Sarkazma

Personi që doni nuk është objekti ku ju duhet ta ushtroni aftësinë tuaj sarkastike. Sarkazma mund të jetë qesharake dhe e mirë kur flisni për ekonomi e politikë në shoqëri, por në lidhje nuk ka vend për të.

Ofendimet

Ajo nuk do të thotë të jetë verbale. Kthimi i shikimit në ndonjë pikë tjetër është mjaft ofendues dhe tregon mosrespekt. Kjo më shpesh ndodh te gratë.

Nuk duhet t’i rrotulloni sytë, i thoni thjesht atij se ajo që po flet është pa kuptim dhe përpiquni t’i bisedoni gjërat në detaje. Në këtë mënyrë ju vetëm mund ta largoni partnerin prej vetes.

Puthje pa një arsye

Puthjet janë shumë të rëndësishme, madje edhe ato të shpejtat, për secilën prej tyre nevojitet të paktën pak kujdes, shikim në sy që rrezaton dashuri, ndonjë shaka të vogël, pak delikatesë, ndjeshmëri. Por kur e bëni këtë pa ndonjë arsye, ky është një alarm i keq.

Kërkimfalje

E lamë këtë për në fund, ndonëse shumica e mendojnë si më të rëndësishmen. Nëse e shihni se keni gabuar, mos u zbutni, mos ndryshoni qëndrim, por në fillim haptazi thoni se e keni prishur keq dhe se për këtë po kërkoni falje. Por, sinqerisht. Ndonëse në fillim nuk do t’ju duket si diçka me rëndësi, ajo është tepër e vlefshme për partnerin tuaj dhe për lidhjen në përgjithësi./Zeri/.