Mos i diskutoni temat e seksit me miqtë

Lifestyle January 14, 2017 - 08:27

Është mirë të jeni të lira që të ndani përvojat e juaja me shoqet, ashtu edhe e forconi shoqërinë, mirëpo personi me të cilin duhet të flisni është partneri me të cilin keni seks aktiv, transmeton "Zeri".

Përderisa nuk e keni të vështirë gjatë bisedave me shoqe të tregoni detajet e jetës suaj seksuale me të dashurin, merreni në konsideratë që të flisni edhe me të në lidhje me sjelljet e juaja në shtrat.

Fatkeqësisht, njerëzit preferojnë t`i ndajnë këto eksperienca më tepër me miqtë sesa me partnerët. Është zbuluar se 57 për qind e femrave dhe 48 për qind e meshkujve kanë tendenca të flasin më lirshëm për seksin me miqtë sesa me partnerët e rinj.

Kur jeni në lidhje për një kohë, ju duket e çuditshme të flisni për jetën tuaj seksuale me miq, andaj nëse anketa do ishte gjithëpërfshirëse rezultatet nuk do të ishin kaq ekstreme. Është mirë të jeni të lira që të ndani përvojat e juaja me shoqet, ashtu edhe e forconi shoqërinë, mirëpo personi me të cilin duhet të flisni është partneri me të cilin keni seks aktiv. Ai të paktën mund të përmirësohet nëse e furnizoni me informata rreth preferencave tuaja.

Komunikimi në shtrat është çelësi i orgazmave. Të jeni të rehatshëm përderisa flisni për fantazitë seksuale dhe çfarë ju eksiton, është treguar se e forcon lidhjen, rrit epshin dhe përmirëson shëndetin tuaj. Të diskutoni me partnerin është shumë më mirë se të transmetoni gjithçka para mikeshave të cilat nuk mund të bëjnë asgjë nëse jeta juaj seksuale nuk ju kënaqë.

Herën e ardhshme që dëshironi t`i tregoni shoqes për seksin e mahnitshëm të natës së kaluar, orgazmën e tmerrshme që përjetuat, do të bëni më mirë nëse do i dërgoni mesazh të dashurit tuaj me këto informata! Bëni përpjekje të ndërgjegjshme të flisni për intimitetin më shumë. Dhe jeta juaj seksuale do të gjallërohet./Zeri/