Po ndodh tani: Marsi i afrohet Tokës (Video)

Kuriozitete May 30, 2016 - 23:38

Marsi i është afruar Tokës më afër se që ka qenë që nga viti 2005, dhe do të vazhdojë të duket më i ndritshëm se zakonisht deri më 3 qershor.

Vrojtuesit e qiellit kanë pasur mundësi ta vërejnë se Planeti i Kuq ka filluar të shfaqet më i ndritshëm në qiell që nga 18 maji.

Forma e Tokës dhe orbita e Marsit është eliptike jo rrethore, që do të thotë se distanca mes tyre mund të ndryshojë.

Çdo 26 muaj, dy planetët i afrohen njëri-tjetrit, përderisa rreshtohen me njëri-tjetrin në elipset e tyre individuale. Kjo quhet “bashkimi inferior i Marsit”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, për shkak se elipset e tyre janë të pjerrëta, distanca mes dy planetëve ndërsa i afrohen njëri-tjetrit do të vazhdojë të ndryshojë.

Distanca më afërt që këta dy planetë kanë qenë ndonjëherë është 54 milionë kilometra larg, dhe kjo është një dukuri shumë e rrallë.

Më 2003, Marsi ishte më pak se 56 milionë km larg – më afër se kurrë më parë. Nasa parashikon se kjo ngjarje do të përsëritet më 2287.

Sonte, Marsi do të jetë 75.3 milionë km larg nga Toka, distanca më e afërt gjatë 11 viteve të fundit.