Pamje rrëqethëse: Në podrumin e një shtëpie të vjetër, gjejnë trupat e krijesave të çuditshme mitike (Foto)

Kuriozitete May 24, 2016 - 17:43

Në podrumin e një shtëpie të vjetër të braktisur në Londër, janë gjetur disa mijëra kuti të vogla nga druri.

Punëtorët e një kompanie ndërtimi e cila kishte marrë lejen për ta rrënuar këtë shtëpi, kishin shikuar se çfarë kishte brenda këtyre kutive dhe aty kishin gjetur krijesa të çuditshme, të cilat ngjanin me krijesat mitike, transmeton Zeri.info.

Kjo shtëpi e vjetër i takonte Tomas Teodor Merlinit, ndërsa në vitin 1960 ishte dhënë urdhri për rrënimin e saj, në mënyrë që në atë vend të ndërtohej një ndërtesë moderne. Mirëpo, pastaj në këtë podrum ishin gjetur këto krijesa të çuditshme.

Shumica e njerëzve me shekuj të tërë kishin besuar se krijesat mitike ekzistojnë vetëm në përralla, mirëpo, ato ishin të fshehura pikërisht në podrumin e kësaj shtëpie, shkruan më tej zeri.info. Përndryshe, Merlin njihej si një natyralist, i cili ishte i talentuar në kimi, biologji dhe fizikë.

Të gjitha zbulimet dhe hulumtimet e tij i ka botuar në ueb-faqen merrylinmuseum.com, ndërsa në këtë adresë ju mund të lexoni edhe për krijesat mitike që i ka zbuluar.

Ato janë të ekspozuara vetëm në ueb-faqen në fjalë, ndërsa të gjithë ata që kanë hamendje rreth asaj nëse këta skelet janë të vërtetë apo jo, mund t’i drejtohen direkt Merlinit. Duhet pranuar se këto krijesa ta ngrijnë gjakun në vena!/ZERI

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image