Pse i lëmë gjërat për minutën e fundit?

Kuriozitete May 24, 2016 - 16:36

Dukuria është më e përhapur se ç'mendohet dhe prek 30% deri në 60% të njerëzve.

Disa thonë se nën stresin e minutave të fundit punojnë më mirë, disa gjejnë shfajësime të tjera, por kjo sjellje që sa vjen e shtohet ka bërë që shkencëtarët të zhvillojnë studime.

Për ta, një nga arsyet është trashëgimia gjenetike që nga lashtësia. 

Për qindra mijëra vjet, jeta e njeriut bazohej në të qenit impulsiv për momentin: duhej të gjuante çdo ditë për ushqim e të mbijetonte nga rreziqet.

Puna e programuar paraprakisht dhe pa rreziqe jete është bërë pjesë e natyrës njerëzore vetëm shekujt e fundit. 

LEXO EDHE: Shtypeni këtë pikë dhe merrni frymë thellë, rezultatet do t’ju mahnitin

Arsyeja tjetër e fortë, sipas studimeve, është neuro-psikologjike: frenimi në mënyrë të pandërgjegjshme që i bën truri përballjes me mundimin dhe lodhjen.

Kjo nevojë për të shmangur stresin është e njëjta që i bën shumë persona të lënë pas dore edhe kujdesin shëndetësor. 

Drejtuesit e programit shkencor "SciShow", që kanë trajtuar këtë temë, thonë se të gjitha studimet e bëra deri më sot bien dakord që kjo sjellje lë pasoja në shëndet.

Ata që priren t'i lënë gjërat për minutën e fundit vuajnë më shumë se të tjerët nga tensioni i gjakut, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe gjendjet e ankthit. /TCH/