Aksion-spektakël në rrugët e Kalifornisë, policia ndjek të dyshuarin me makina dhe helikopter (VIDEO)

Kuriozitete May 06, 2016 - 15:59

Një i dyshuar për vrasje është arrestuar mbrëmë pas një ndjekjeje që ka zgjatur për orë të tëra.

Policia e filloi ndjekjen pasi e identifikoi të dyshuarin në një segment të autostradës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, rreth orës 6.30 të pasdites të ditës së enjte.

Departamenti i policisë së Los Anxhelosit kishte njoftuar për një të dyshuar për tentativë vrasjeje dhe sulm me armë vdekjeprurëse.

I dyshuari, i cili ishte në një Mercedes-Benz, goditi disa makina, ndërsa duke u përpjekur për të marrë arratinë përmes trafikut ndalur.

Ai u ndoq me makina policie dhe helikopter. Në një moment, policia arriti t’i shpojë gomat e mjetit dhe një grup forcash speciale e bllokuan rreth orës 09:45 të mbrëmjes, pasi përdorën edhe bomba tymuese për t’ju afruar pa u diktuar.

Më poshtë, video nga momenti i ndjekjes dhe arrestimit: