Ia transferuan gabimisht 4 milionë dollarë, ja çfarë bëri ajo

Kuriozitete May 05, 2016 - 16:25

Një 21-vjeçare është arrestuar në Aeroportin e Sydney, e cila ishte duke u përpjekur që të ikte nga Australia, pasi shpenzoi miliona dollarë në gjëra luksoze pasi 4.6 milionë dollarë ishin transferuar gabimisht në llogarinë e saj bankare.

Christine Jiaxin Lee, me kombësi malejziane, pranoi gabimisht paratë pasi u transferuan në llogarinë e saj bankare katër vite më parë.

Studentja e inxhinierisë kimike, e cila u kap nga Policia Federale e Australisë në Aerportin e Sydney të mërkurën, ia ka borxh 3 milionë dollarë bankës së saj, transmeton Gazeta Express.

Ajo kishte blerë shumë gjëra luksoze, pasi pa se paratë ishin transferuar gabimisht në llogarinë, duke shfrytëzuar kështu rastin për të përmbushur të gjitha “nevojat e saj”.

Image
Image
Image