Dikush i ra ziles dhe kur e kuptuan se kush ishte, u alivanosën! – (Video)

Kuriozitete May 05, 2016 - 15:52

Një pamje e pazakontë është shënuar para një shtëpie në Karolinën e Jugut, kur një aligator është munduar t’i bie ziles së një shtëpie, transmeton Zeri.info Atë e ka vërejtur Gari Rogers i cili po shëtiste qenin e tij.

“Aligatori nuk ishte agresiv. Po shëtiste nëpër oborr, ndërsa më pas është ngjitur në derë për t’i rënë ziles”, ka thënë Gari. Mirëpo, në atë moment në shtëpi nuk ishte askush nga banorët dhe askush nuk e ka hapur derën.

Gari menjëherë e ka lajmëruar pronaren e shtëpisë Jammie Baily, e cila në dyer ka gjetur gërvishtje. “Kam menduar se ishte shaka. Kush do të mendonte se në pragun e shtëpisë do të paraqitej një aligator”, ka thënë ai./ZERI