Historia e këtij njeriu me ngjyrë që tronditi internetin

Kuriozitete April 28, 2016 - 21:26

Një foto që Joshua Houser e postoi në Facebook u bë e famshme sepse është një foto qesherake, por gjithashtu për situatën që e shpjegon kjo foto.

Houser në postimin e tij thotë që ai shkoi në shtëpinë e konsumatorit dhe po kërkonte tela lidhës, kur u shfaqën disa policë me armë të drejtuar nga ai.

Ai punon në një kompani telefonike.

“Jam në punë në shtëpinë e një konsumatori, kur vjen policia me armë duke më thënë të ngris duart lart, unë rrefuzoj dhe ata më thonë që akuzohem për vjedhje. Njëkohësisht, në botën reale, unë për kërkoj tela lidhës nëntokë askud afër ndonjë shtëpie, në një bluzë të kuqe kabllore, me një veturë të madhe kabllore!!! Më vjen keq, a po e përdornit veturën time si tryezë? Më vjen keq Amerikë, nuk e dija se të punuarit është krim.”

Ai e përfundoi shkrimin me hashtag-un #blacklivesmatter, që u inaugurua gjatë kohës kur u vra padrejtësisht adoleshenti afrikano-amerikan Trayvon Martin nga policia.

Padrejtësi të tilla konsiderohen nga komuniteti afrikano-amerikan si “racizëm modern” dhe kjo çështje është mjaft kontraverse në Amerikë./lajmi.net