Ja si të hapni derën nëse harroni çelësin brenda veturës (Video)

Kuriozitete February 12, 2016 - 18:26

Ndoshta nuk është mirë që këtë video ta shohin hajnat, pasi do të mund të realizojnë hajnitë e tyre më lehtë, por gjithsesi se është një këshillë mjaft e mirë për ata që mund të kenë probleme me hapjen e veturës, pasi kanë harruar çelësat brenda dhe dera është mbyllur, transmeton Zeri.info.

E tëra që ju duhet të keni me vete, është një top tenisi i cili ka një vrimë të shpuar. Si të veproni. E merrni topin në fjalë dhe vrimën e shpuar e vendosni në vrimën ku hyn çelësi i veturës dhe pastaj me tërë forcën e trusni topin për ta nxjerrë ajrin jashtë.

Dhe vetura do të hapet pa problem. Shikojeni videon si bëhet kjo./ZERI