100 vjeçarja flet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës (Video)

Kuriozitete February 12, 2016 - 13:35

Është hera e parë që po e pret tortën e ditëlindjes, e këtë po e bënë pikërisht në ditën kur e mbushi një shekull jetë.Kësaj radhe, familjarët nuk e pyetën fare Ajshe Raqin, nëse donte ta kremtonte këtë datë, apo jo. Kështu, e organizuan një festë modeste, pavarësisht kundërshtimit të saj.

Megjithatë, 100 vjeçares po i pëlqen torta që u bë enkas për të, njofton Klan Kosova.

E meqë ka shumë vite mbi supet e saj, Ajshja nuk di nga t’ia fillojë rrëfimit.

Por, ish partizania e luftës nacional çlirimtare, i kujton mirë ditët kur me pushkë në dorë luftonte gjermanët.

Ajo tregon preferencat e saj politike. Flet edhe për kandidaturën e Thaçit për president.