Momenti i sikletshëm, krimineli identik me gazetarin në BBC (Video)

Kuriozitete February 12, 2016 - 09:37

Moment i sikletshëm gjatë transmetimit të emisionit informativ Crimewatch në BBC.

Gjatë emisionit, në ekranin e madh u shfaq fytyra e një grabitësi të rrezikshëm, por shikuesit nuk kanë mundur të mos vënë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes prezantuesit Jason Mohammed dhe foton që qëndronte pas shpatullave të tij.

Ngjashmëria tërhoqi edhe vëmendjen e policisë. Efektivja Alice Nicholas ishte duke parë programin kur vuri re ngjashmërinë e madhe mes prezantuesit dhe kriminelit.

Ajo mori një foto të të dyve dhe ndau në Twitter duke e shoqëruar me postimin “Momenti i çuditshëm #Crimewatch”, foto që më pas u shpërnda mijëra herë në përdoruesit e rrjeteve sociale, të habitur nga ngjashmëria e dukshme.