Fisi i paprekur nga bota moderne: Fotot mahnitëse brenda popullit Mentawai (Foto)

Kuriozitete February 05, 2016 - 20:22

Këto foto të mahnitshme dokumentojnë përditshmërinë e jetës së burrave, grave dhe fëmijëve të fisit Mentawai, një popullsi indigjene në Indonezi që kanë arritur të ruajnë jetesën e tyre tradicionale, larg shoqërisë moderne.

Anëtarët e fisit Mentawai, një popullsi autoktone e Indonezisë, shquhen për tatuazhet e tyre dekorative dhe për mënyrën gjysmë nomade të jetesës në ishujt Mentaëai në perendim të Sumatras, transmeton mapo.

Fotografitë e fotografit profesionistit Mohammed Saleh Bin Dollah, kanë kapur momentet nga jeta në ishull, ku fisi tribal është gjithçka dhe çdo problem mund të zgjidhet nga një mjek popullor.