Kuriozitete

A është ky telefonimi më i vjetër në botë? (VIDEO)

A është ky telefonimi më i vjetër në botë? (VIDEO)
29 dhjetor 2015 • 15 : 24

Objekti i zbuluar gjatë një gërmimi arkeologjik në Austri, duket si një telefon celular me një stil të shkrimit sumerian të njohur si kuneiform nga shteti i lashtë i Mesopotamisë.

Një video e shfaqur në kanalin “YouTube Paranormal Crucible” e ngrit pyetjen se ky telefon është dëshmi e një qytetërimi të përparuar ose e udhëtimit në kohë, transmeton zeri.info

Telefoni mendohet se daton rreth shekullit të 13-të p.e.s. Në video i tregohet se shkrimi që gjendet në butonat e telefonit është sumeriane, një gjuhë e vjetër mijëra vjeçare.

Mirëpo mungesa e informacioneve dhe dëshmive ngrisin dyshime se a është i vërtetë ky zbulim apo vetëm mashtrim.

Spekulimet janë se ka ekzistuar qytetërim i hershëm shumë i zhvilluar, udhëtimi në kohë apo dhe teoria e jashtëtokësorëve UFO./ZËRI

 

© zëri.info