Mos i neglizhoni kruarjet në zonën intime, ja çka i ndodhi kësaj gruaje

Kuriozitete November 15, 2018 - 18:51
Lexo Detajet

Clare Baumhauer, 45-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, vuajti nga një kruarje kronike vaginale vaginale për njëzet vjet.

Përgjatë këtyre dy dekadave, ajo kërkoi ekspertizën e disa mjekëve, por që rezultuan pa ndonjë dobi, transmeton lajmi.net.

Çdo herë, ajo do të dëgjonte arsyetimet e njëjta mjekësore – menopauzë të hershme, cistë, infeksioni vaginal.

“Unë shihja reklamat në televizion për kremrat kundër kruarjeve dhe ilaçet kundër cistës dhe më bënë të mendoj se problemet ishin të zakonshme”, tha Baumhauer.

Për fat të keq, nuk ishte asnjë nga këto sëmundje. Deri në vitin 2016 kur ndjesitë e djegies dhe kruajtjes u bënë të padurueshme në atë moment, ajo vizitoi një doktor tjetër.

Më në fund – ky mjek i dha Baumhauer një diagnozë të duhur, por nuk ishte ajo që priste: ajo u diagnostikua me kancer vulvar.

Duke shfaqur si gungë në vulvë, ky lloj i kancerit ndodh në sipërfaqen e jashtme të gjenitalit femëror.