E jashtëzakonshme: Për vetëm dy shishe ujë, lë bakshish 'stratosferik'

Kuriozitete October 23, 2018 - 12:50

MrBeast - i cili ka pothuajse nëntë milionë abonentë - ka lënë një bakshish të madh në tryezën e tij pasi ka porositur vetëm dy shishe me ujë.

Stafi në një restorant në Karolinën e Veriut ka disa të holla shtesë për këtë muaj falë një djali që la bakshish prej $ 10,000 (£ 7,645), transmeton lajmi.net.

MrBeast – i cili ka pothuajse nëntë milionë abonentë – ka lënë një bakshish të madh në tryezën e tij pasi ka porositur vetëm dy shishe me ujë.

Pronari i restorantit Bret Oliverio u tha stacionit televiziv WNCT se kamarieri mbajti shumicën e parave dhe se pjesa tjetër do të ndahej mes të gjithë stafit.

“Kam parë disa bakshishe të mëdha, por jo 10,000 dollarë,” tha ai.

Disa nga miqtë e tij thuhet se qëndruan brenda restorantit për të filmuar reagimin e kamarierit, por klip nuk është postuar ende në internet.