Stuhia izolon banorët në Katar, veprimi i shqiptarit bëhet hit në internet

Kuriozitete October 21, 2018 - 17:39
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Katari është përballur me një stuhi të frikshme që ka lënë të bllokuar qindra persona në shtëpi. Shumë prej tyre u bllokuan edhe në trafik, ndërsa gjesti i një shqiptari atje është duke u bërë viral në internet.

Ai është Antan Metaj nga Fieri, i njohur si menaxheri i një biznesi mjaft të njohur picerie në Katar me emrin “Sasso”.

Shqiptari ka shpërndarë rreth 2 mijë pica për të gjithë njerëzit përreth, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që kanë duartrokitur gjestin e tij.

Në disa media të Katarit, veprimi i tij është cilësuar si “heroik”, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar as postimet nga qytetarë të zakonshëm.