Kuriozitete

Nuk do ta besoni për çfarë i shfrytëzon librat një grua (FOTO)

Nuk do ta besoni për çfarë i shfrytëzon librat një grua (FOTO)
17 tetor 2018 • 14 : 30

Instagramit nuk i mungojnë imazhet mahnitëse, që i tregojnë njerëzit duke shëtitur, ngrënë ushqim, apo thjeshtë njerëz atraktiv duke udhëtuar.

Ka të tillë që shfaqen duke lexuar, apo i tregojnë titujt e librave të preferuara, por Elizabeth Segan ka treguar një kreativitet tjetër me libra, transmeton Telegrafi.

Ajo ka qindra libra, me të cilat krijon imazhe të ndryshme, të personazheve apo skenave që i ka lexuar. Mbi 90 mijë ndjekësit e saj, shikojnë me vëmendje se çfarë risi do të sjellë, pasi idetë e saj janë sa komplekse aq edhe mahnitëse.

“Nuk janë vetëm libra e mija – pasi për të krijuar këto formate, më janë dashur edhe libra të vjetër, të demoduar apo edhe të shkencës kompjuterike që më nuk përdoret, fal babait tim”, ka thënë Segan.

Ajo ka kërkuar nga ndjekësit e saj t’i sjellin libra, sepse me ato që i kishte, nuk mund të krijonte punimet ashtu si i paramendonte. “Mbaj mend që njëherë, mi kanë sjellë 28 torba që peshonin nga dhjetë kilogramë. Nuk di sa shumë ishin” ka shtuar ajo.

Pasi t’i ketë shfrytëzuar librat për këto punime, i dërgon për bamirësi në qendra të ndryshme arsimore.

Image

 

© zëri.info