Sheiku denoncon tre gratë e tij: S’më lënë të martohem me një tjetër

Kuriozitete October 12, 2018 - 14:20
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një sheik mjaft i njohur ka vendosur të denoncojë tre gratë e tij aktuale, pasi ato nuk e lejojnë që ai të marrë një grua të katërt.

67-vjeçari nga Maroku, Mohamed Fizazi, edhe pse nuk ka dhënë deklarata për media, ka bërë me dije përmes avokatit të tij, se tashmë ka një çështje të hapur në gjykatë.

Ligji në Marok i lejon meshkujt të marrin deri në katër gra, por siç thuhet në Kuran, gjithçka duhet të bëhet vetëm me konsensusin e grave të tjera.

Gjatë viteve të fundit janë shumëfishuar rastet e divorceve pikërisht pasi gratë refuzojnë t’i japin lejen bashkëshortëve, për tu martuar me gra të tjera.

Mohamed Fizazi është një sheik shumë i njohur dhe i pasur, i cili në të shkuarën ka pasur disa probleme me ligjin.

Ai është dënuar me 30 vite burg në vitin 2003 për militantizmin radikal islamik por në vitin 2011 u fal nga Mbreti Mohamed VI së bashku me disa bashkëbesimtarë, duke u bërë në nga ajo kohë një mbrojtës i zjarrtë i monarkisë.