Shkëmbi gjigant udhëton drejt Tokës me 60,000 km/h

Kuriozitete October 01, 2018 - 23:20
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Një asteroid i madh i quajtur “2018 SP1” po kalon drejt Tokës. Shkëmbi hapësinor vlerësohet të jetë sa statuja e Lirisë ose pak më i madh.

Shkëmbi gjigant u zbulua më 19 shtator nga NASA dhe udhëton në drejtim të tokës me shpejtësi 60,000 km/h.

SP1 ka një diametër prej 70m dhe 160m, e cila është e krahasueshme me madhësinë e Statujës së Lirisë ose një fushë standarde futbolli.

Asteroidi përfshihet në kategorinë “potencialisht të rrezikshme” në terma të NASA-s, që u jepet të gjitha asteroideve që udhëtojnë në afërsi të Tokës dhe janë më të mëdha se 500 metra në diametër.

Objekti i hapësirës pritet të ketë një “qasje të afërt” me Tokën.

Është ende shumë larg për të pasur panik, pasi distanca më e afërt që do të jetë me planetin tonë është 16 herë më larg se hëna.

Pas kalimit nga Toka, SP1 do të ketë një qasje të afërt me Venusin një muaj më vonë. Herën tjetër që asteroidi pritet të kalojë Toka është në 33 vjet, më 2 tetor 2051.