Kuriozitete

Në Japoni jetojnë gati 70 mijë njëqindvjeçarë

Në Japoni jetojnë gati 70 mijë njëqindvjeçarë
14 shtator 2018 • 11 : 30

Lexo detajet

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni është rritur për 3 për qind në raport me vitin e kaluar dhe tani numëron 69.785, prej të cilëve 90 për qind janë gra, transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Kujdesit Shoqëror, rritja po evidentohet tashmë 48 vjet me radhë.

Në vitin 1963 në Japoni kanë jetuar vetëm 153 njëqindvjeçarë, ndërsa në vitin 1981 ky numër u rrit në 1.000.

Në vitin 1998 numri i njëqindvjeçarëve arriti në 10.000.

Në Japoni jeton edhe personi më i vjetër në botë Kane Tanaka, e cila i ka mbushur 115 vjet.

Ajo është e lindur në vitin 1903, vitin e njëjtë kur pionierët e aviacionit, vëllezërit Wright kanë fluturuar me aeroplanin e tyre “Flyer”.

Japonia po ballafaqohet me ngarkesë demografike gjithnjë e më të madhe, pasi tashmë me dekada po rritet jetëgjatësia atje.

© zëri.info