Kuriozitete

Kosovarët konsumojnë mbi 3 milionë kilogramë çokollatë në vit

Kosovarët konsumojnë mbi 3 milionë kilogramë çokollatë në vit
13 shtator 2018 • 21 : 17

Lexo detajet

Kosovarët importojnë 3.5 milionë kilogramë çokollatë brenda vitit. Për to shpenzojnë rreth 10 milionë euro.

Në një kronikë të përgatitur nga Klan Kosova, qytetarët të cilët kanë folur për mikrofonin e këtij televizioni, thonë se i konsumojnë çokollatat.

“Në kohën e sotit ka mjaft embëlsira dhe i përdorin rinija. Pa to nuk e lënë”, thotë një i moshuar në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilevci, brenda vitit në shtetin e Kosovës hyn 3.5 milionë kilogram lloje të çokollatave të ndryshme. Vlera e tyre kap shifrën e 10 milionë eurove.

© zëri.info