Nuses kosovare i digjet fustani nga fishekzjarrët (Video)

Kuriozitete August 13, 2018 - 12:33

Kohëve të fundit është bërë traditë që në dasmat kosovare të ndizen edhe fishekzjarrët brenda në restorantet ku mbahet dasma.

Mirëpo, kjo gjë i ka kushtuar shumë një nuses në një dasmë diku në Kosovë.

Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale shihet se teksa nusja hyn brenda në sallë me dhëndrin, iu digjet fustani i nusërisë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur kur nusja ka qenë duke ecur fare pranë fishekzjarrëve të ndezura dhe flaka i kapet në fustanin e nusërisë.

Dasmorët kanë reaguar duke u munduar ta shuaj zjarrin.