‘Ups… të preva veshin!’/ Berberi ‘masakron’ 10-vjeçarin… videoja bëhet virale dhe pushton rrjetin

Kuriozitete August 03, 2018 - 14:39
Lexo detajet

Një berber në Florida është bërë VIP përmes internetit, pasi një video gazmore që ai ka shpërndarë gjatë punës së tij është shpërndarë e bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Në video dallohet berberi Jude Sannicandro, duke i prerë flokët një djaloshi 10-vjeçar, të cilit i bën një shaka, paksa të hidhur.

Ai pretendon se i ka prerë padashje veshin 10-vjeçarit, e i gjithë reagimi i djaloshit është filmuar nga prindërit e tij, të cilët ishin ‘bashkëpunëtor në krim’ me berberin Sannicandro.