11-vjeçari nga Gjakova shofer i autobusit

Kuriozitete July 22, 2018 - 09:12
Lexo detajet

Rrugëve të ngarkuara nuk e lejojnë të lëvizë, por një 11-vjeçar nga Gjakova, nuk është se ka problem që edhe në kushtet të tilla ta ngas një automjet gjigant.

Olti Gjoshi që këtë vjeshtë del në klasën e 6, tashmë është mjeshtër i drejtimit të autobusit, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se qysh kur kishte tetë vjet ka pas deshirë ta vozisë autobusin.

“Unë isha me vëllaun, atëherë kur i kam pas vetëm tetë vjeç, dhe unë me vëllaun ishim vetëm me autobus dhe mu më pëlqeu me vozit dhe hajt ta provoj. Në fillim i kam bo disa gabime”, ka thënë 11-vjeçari.