Shqiponja gjigande sulmon vajzën 8-vjeçare (Video)

Kuriozitete July 17, 2018 - 16:30

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Kirgistan – kur gjatë një manifestimi me zogj grabitqarë, një prej tyre e sulmoi vajzën 8-vjeçare. 
Kur një shqiponjë e artë, e cila kishte hapje gjigande të krahëve, u lëshua të fluturojë, vajza vrapoi në një hapësirë që nuk ishte për vëzhgues, transmeton zeri.info
Ndërsa ajo vraponte nëpër livadh, shqiponja mendonte se vajza ishte gjahu dhe me të gjithë forcën e saj a sulmoi atë.
Njerëzit në panik shpejt e ndihmuan vajzën, duke e larguar zogun nga fëmija që u transportua menjëherë në spital./Zeri