Arsyet se pse data 13 e premte konsiderohet gjithmonë e rrezikshme

Kuriozitete July 13, 2018 - 15:24
Lexo për më shumë detaje

Ndryshe njihet si “e premtja e zezë”. Nëse e premtja e çfarëdo muaji bie në datën 13, konsiderohet si ditë tersi, dhe besojeni ose jo ka shumë njerëz të cilët e kanë fobi këtë ditë, për të mos folur për ata që kanë fobi vetë numrin 13,përcjell “Zeri”

Një studim i bërë në vitin 1993 në lidhje me këtë teori ka dalë në përfundime shumë interesante. Duke studiuar numrin e aksidenteve të ndodhura gjatë të premteve 13, ka dalë në përfundimin se shumica e njerëzve shmangin qarkullimin gjatë atyre ditëve, si edhe numri më i madh i të aksidentuarve ishin femra. Por pavarësisht shmangies së lëvizjeve, numri i aksidenteve ishte i lartë,transmeton”Zeri”.

 

Gjithashtu numri 13 lidhet edhe me ngjarje biblike. Të shumta kanë qenë fatkeqësitë që kanë ndodhur në datën 13. Krishti u kryqëzua në datën 13, gjithashtu edhe në darkën e fundit ishin 13 persona, shkruan lexo.al. Shumë ngjarje fatkeqe kanë rezultuar të kenë numrin 13 të përfshirë. Inkuizicioni i kalorësve anglez ndodhi në datën 13 dhe ishte pikërisht e premte,përcjell”Zeri.info”

Gjithashtu misioni Apollo 13 ishte ai më pak i suksesshmi i zhvilluar në hënë. Një tjetër teori është ajo e të pasurit 13 shkronja në emër, që tregon se personi do të përndiqet nga shumë fatkeqësi.

Gjithsesi nuk ka ende asnjë fakt shkencor i cili e konfirmon një lidhje mes numrit 13 dhe fatkeqësive/ZERI/.