Kuriozitete

Arsyja që shumë aeroplanë mbajnë ngjyrë të bardhë

Arsyja që shumë aeroplanë mbajnë ngjyrë të bardhë
10 korrik 2018 • 11 : 04

Lexo për më shumë detaje

Përgatiti: Vranina Kelmendi

Dritaret e rrumbullake nuk është projektim i pa vlerë. Është një risi e re inxhinirike, që shpëton jetën,përcjell ’’Zeri.info’’

Nëse forma e dritares do të kishtë katrore atëhere do të ishtë problem, duke paraqitur problem për shpërbërje në mes të fluturimit.

Rreth gjysmës së shekullit të njëzetë, linjat ajrore komerciale filluan të fluturonin aeroplanët e tyre në lartësi më të larta. Ky plan ishte në fund të fundit një lëvizje e kursimit të parave, pasi densiteti i ajrit kur është  i ulët do të thotë më pak zvarritje në aeroplan, dhe më pak zvarritje do të thotë më pak karburant tretet. Fluturimi në atmosferën e sipërme do të thotë edhe një udhëtim i duhur, transmeton’’Zeri.info’’

Për të bërë aeroplanët të përshtatshme për të fluturuar në lartësi më të mëdha, linjat ajrore duhet të bënin disa ndryshime në dizajn. Së pari, kabinën e aeroplanit duhej të shtypeshin në mënyrë që udhëtarët të mund të merrnin frymë. Së dyti, aeroplani duhej të ishte cilindrik, në mënyrë që të përballonte presionin e ri të brendshëm.

Në vitin 1950, tre aeroplanë u rrëzuan, sepse inxhinierët nuk kishin parasysh një defekt themelor të projektimit: ata përdorën dritare katrore, vazhdon më tutje ’’Zeri.info’’.

Kur jemi tek dritaret, themelore është edhe ngjyra që mban, ka arsye shumë të mëdha se pse aeroplanët shumicën e rasteve janë me ngjyre të bardhë.

Profesori i Aeronautikës John Hansman ka pohuar se : “ngjyra e bardhë i reflekton më së miri rrezet e dritës pasi janë disa pjesë që duhet të mbrohen nga rrezatimi diellor”. Ndërsa sipas një hulumtimi nga ‘Human Wildlife’ kanë ardhur në përfundim se ngjyra e bardhë merr me shum jetë zogjësh se sa ngjyrat tjera gjë që është shqetësuese,transmeton ’’Zeri.info’’

Ngjyra e bardhë është reflektuese edhe për sy të  njeriut pasi në raste përplasjesh janë më të lehtë qe të dallohen. Shkenca është vetë gjysma e histories së ngjyrës së bardhë të avionit, ku nga na tjetër përbëhet nga ekonomia, sepse ngjyra e bardhe është ngjyrë e thjeshtë dhe standarde. Cilado ngjyrë tjetër që vendoset me kalimin e kohës do të oksidohet dhe në thelb do të zbehet, e për ta mbajtur në formë ngjyrat tjera gjithmonë nevojiten lyrje shumë shpesh e cila sigurisht që do të kërkonte më shumë para/ZERI/.

Image

© zëri.info