Ku mbeti patriotizmi amerikan?!

Kuriozitete July 03, 2018 - 16:11
Zbulohen arsyet që amerikanët nuk janë më patriotë

Populli amerikan i cili çdo herë është shquar për ndjenjën patriotike që kanë bartur thellë në gjakun e tyre, një gjë e tillë nuk mund të thuhet tashmë, transmeton "Zeri.info".

Sondazhi i përgatitur nga “Gallup” i mbajtur rezultatet e të cilit nuk janë shumë të kënaqshëm për popullin amerikan, duke pasur një rënie mjaft shqetësuese.

Më pak se ¾ e popullsie amerikane thonë se janë krenar që janë amerikanë duke  krahasuar me vitin e kaluar ka rënie për 6 pikë, shkruan CNN, transmeton “Zeri.info”.

Demokratët për dy vite kanë pësuar rënie nga 45 për qind në vitin 2016 në 32 për qind, të cilët kanë pohuar se janë “shumë krenar që janë amerikanë”, ndërsa Republikanët e rriten përqindje për dy vite për 6 pikë, transmeton,”Zeri.info.”

Duke ditur se Amerika cilësohet një ndër nga vende që shumë qytetarë të botës ëndërrojnë të jetojnë dhe zhvillojnë jetën e tyre, ata nuk po e ndjejnë si duket më veten si tipik amerikan për shkak se politikat e vendit tani nuk janë të favorshme dhe po cilësohet shumë e gabuar nga ana e zhvillimit të tyre.

Sondazhi “Gallup” ka qenë duke matur ndjenjën e patriotizmit që nga viti 2001, vit e cili amerikanët votuan me 87 për qind se janë “jashtëzakonisht krenar”, për faktin që janë shtetas të Amerikës.

Sondazhet e tjera kanë dalë në përfundim se mosha rreth 15 deri 26-vjeçare pëlqejnë më shumë të pohojnë se “patriotizmi” më shumë i identifikon brezat e gjeneratave të kaluara,   ndërsa kur prindërit e tyre u pyeten ata theksuan se, pasardhësit e tyre janë shumë pak të  fokusuar tek ndjenja e të qenit amerikan duke shpresuar se ndjenjat e patriotizmit do të rriten te brezat e rinj më shumë, transmeton “Zeri.info”.

Një sondazh tjetër  i përgatitur nga “PRRI” në vitin 2013, rezultatet kanë qenë të ngjashme me të sondazhit “Gallup”, ku gjatë pyetjes sa ndiheni krenarë që jeni amerikanë 31 për qind pohuan se janë “jashtëzakonisht krenarë”, ndërsa 4 për qind pohuan se nuk janë “aspak krenarë”, dhe tre në dhjetë persona kanë pranuar që ka kohë se ata nuk po ndihen më krenarë që janë amerikanë duke cituar “luftërat” si dhe “shkëmbimet ushtarake” në vendet tjera. Pastaj trajtimi jo i barabartë i minoriteteve duke pasur një urrejtje racore ndaj njerëzve me ngjyrë duke përfshirë edhe terrorin e “11 Shtatorit”, përcjell “Zeri.info”.

Fox News në vitin 2014 zbuloi se amerikanë janë më të ngazëllyer nëse bëhet valimi i flamurit, respektimi i tij i cili zgjon një ndjenjë kombëtare patriotike, pastaj votimin në zgjedhje dhe përgatitja e moshave për t’iu bashkangjitur ushtrisë.  Këto konsiderohen veprime të cilat konsiderohen si akte të patriotizmit nga shumica e amerikanëve.

Dilema shqetësuese është se globalizmi si dhe industrializimi ka sjellë vetëdijesim për moshat e reja që të ndjehen krenarë se janë amerikanë,  por s’janë krenarë për vetë Amerikën.

Që nga viti 2011, kur fillimisht është pyetur nga Fox, 69 për qind pohonin të njëjtën.

Ndërsa sa i përket këtij viti ende nuk kemi të dhëna të ngjashme, transmeton “Zeri.info”.