I verbëri rrëzohet në hekurudhë, gjesti i këtyre meshkujve është për t’u admiruar

Kuriozitete July 02, 2018 - 22:02
Detajet

Tre burra janë cilësuar si heronj pasi ata hipën mbi hekurudhë për të shpëtuar një njeri të verbër i cili kishte rënë në linjën e hekurudhës . Njëri nga ta, tha se e kishte dëgjuar të verbrin duke kërkuar ndihmë, dhe kishte vrapuar menjëherë ta ndihmonte.

Më pas, atij ju bashkuan edhe dy burra të cilët e ndihmuan. E tërë kjo ngjarje kishte ndodhur në stacionin hekurudhor Broadvieë të Torontos.

Busquine Kyle ishte njëri nga heronjtë, i cili e përshkruan ngjarjen si një horror.

“Kam dëgjuar disa klithma të zbehta për ndihmë. Ishte si një horror. Zëri ishte i mbushur me frikë”, ka thënë Kyle.

Ai e pa njeriun e verbër dhe ishte në gjendje ta tërheqë atë me ndihmën e dy burrave anonimë. Ai tha se nuk kishte asnjë mënyrë që ta shpëtonte atë i vetëm dhe ishte i etur për t’i falënderuar burrat që i kishin ardhur në ndihmë.

“Ata bënë një punë të madhe pasi erdhën për të më ndihmuar”, shtoi ai.

Një fushatë në media sociale ka nisur tani një proces që t’i identifikojë edhe dy personat e tjerë që e ndihmuan Kyle’in për ta shpëtuar njeriun e verbër.