Çfarë duhet të dinë prindërit për videolojën "Fortnite"?

Kuriozitete June 22, 2018 - 17:26

'Fortnite - Battle Royale, është falas për ta luajtur si pjesë e videolojës 'Fortnite'. Kjo lojë parasheh 100 lojtarë që zbarkojnë në një ishull nga një autobus lufte, ku ata duhet të garojnë derisa të mbetet vetëm një i mbijetuar, transmeton Zeri.info.

I mbijetuari i fundit në këtë ishull, është edhe fituesi. Lojtarët duhet të gjejnë gjësende të fshehura nëpër ishull, siç janë armët, për t’i ndihmuar që të mbijetojnë në këtë lojë. Për ta bërë lojën më të vështirë, ka një gërshetim të quajtur “The Storm”, apo stuhia, e cila redukton madhësinë e ishullit nga fillimi i lojës, duke i bërë lojtarët më të afërt me njëri-tjetrin. Kjo lojë është e pranishme në kompjuter, PlayStation 4, Xbox One, Mac dhe iOS.

Image

Por në çka duhet pasur kujdes prindërit, fëmijët e të cilëve e luajnë këtë lojë?

Fëmijët që e luajnë këtë lojë, mund të bëhen të varur ndaj saj. Kjo lojë mund të zgjasë rreth 20 minuta, por fëmijët mund të ndjehen së zemëruar nëse e humbin lojën dhe mund të vazhdojnë të luajnë derisa të arrijnë rezultatin e dëshiruar. Dhe kjo i bën ata të varur ndaj lojës, pasi nuk duan ta humbin vendin e tyre në këtë lojë. Përveç kësaj, janë edhe sulmet e hakerëve. Ka pasur me dhjetëra raportime në internet nga ata që kanë luajtur, që ka treguar se llogaritë e tyre janë hakuar nga hakerët. Këta të fundit kanë arritur të kenë qasje në llogaritë e përdoruesve, duke shpenzuar qindra funte në me ngarkesa të ndryshme.

Një anën tjetër negative, është numri i madh i armëve që përdoren në këtë lojë si dhe dhuna që shfaqet gjatë betejave, prandaj edhe është lojë për personat mbi 12-vjeç.

 

Por cilët janë veprimet që duhet ndërmarrë prindërit?

 

Prindërit mund të përdorin kontrollin prindëror në Xbox dhe kompjuter për të kufizuar kohën që fëmija i tyre mund të luaj lojëra në këto pajisje. Po ashtu, duhet t’u thoni fëmijëve që mos të flasin me të panjohur, gjë të cilën mund ta bëni duke u shyqyr nga biseda.

 

Kujdes për mashtrimet Vbuck

Është e rëndësishme që fëmijët tuaj të jenë të vetëdijshëm ndaj mashtrimeve që mund të vijnë nga interneti dhe që lidhen me këtë lojë. Flisni me ta hapur rreth mashtrimeve dhe se si nuk duhet kurrë të ndajnë ‘username’ apo pasvordin me njerëzit e tjerë për të marrë ndonjë gjë për këtë lojë. Ajo që është e rëndësishme, është që ta përdorni një pasword të fortë, në mënyrë që ta keni të sigurt se askush nuk mund të abuzoj me llogarinë tuaj. Përndryshe, është një lojë shumë argëtuese dhe nëse u përmbaheni këshillave të lartcekura, atëherë është plotësisht e parrezikshme për ta luajtur./ZERI