Punëtorët japonezë dënohen pasi hëngrën drekë tre minuta më herët

Kuriozitete June 22, 2018 - 14:26
Lexo detajet

Katër shërbyes civilë në Japoni janë dënuar pasi kanë dalë për drekë tre minuta më herët.

Një punëtor, 64-vjeçar, që punon në byronë e ujësjellësit në Kobe, është gjobitur dhe qortuar pasi është zbuluar se ka dalë nga zyra tre minuta para se të niste dreka. Këtë veprim ai e ka bërë 26 herë brenda një periudhe prej shtatë muajve.

Zyrtarët e kësaj byroje kanë thirrur një konferencë për media në të cilën katër shkelësit e rregullit kanë kërkuar falje publikisht.

“Dreka fillon në orën 13. Ai ka lëshuar zyrën para pushimit”, ka thënë një zëdhënës i byrosë për AFP-në.

Punëtorët kanë shkelur ligjin e shërbimit publik që thekson se zyrtarët duhet të jenë të përqendruar në punën e tyre.