Prezantuesja shqiptare e motit ngrit këmbën kur tregon temperaturat

Kuriozitete June 21, 2018 - 18:27
Lexo detajet

Prezantuesja e motit në TV Klan, Alba Hoxha ka befasuar me sjelljet e saj në pamjet e publikuara në llogarinë e Instagram.

Në ato moment ajo dëgjohet të ketë dhënë parashikimin e motit, por që statistikat e temperaturave prezantuesja Hoxha zgjodhi t’i tregoi duke ngritur këmbët lartë për të treguar rajonin dhe gjendjen e motit në Shqipëri, njofton Klan Kosova.

Më pas duke qeshur, ajo fillon të kërcejë, duke marrë menjëherë reagimin e fansave në komente.

Ndryshe, kësaj radhe prezantuesja e motit ishte duke bërë humor por nuk po tregonte motin sikurse në edicionet e tjera!