Ky është punëtori i ndërtimit që po ‘çmend’ femrat, arsyeja do t’iu befasojë

Kuriozitete June 20, 2018 - 14:06
Lexo detajet

Pasi punonjësi 26-vjeçar i ndërtimit, Nicky Lambert u ndalua dhe u fotografua gjatë një dite të gjatë pune në Amsterdam nga një fotograf, statusi i tij në mediat sociale ndryshoi tërësisht.

21-vjeçarja Danika u mahnit nga bukuria e tij, i bëri disa fotografi dhe ndër të tjera i ofroi të punonte si model.

Ai nuk pranoi por megjithatë e lejoi që t’i bënte disa fotografi për t’i pasur kujtim.
Vajza, e cila është një studente e “fashion photography”, pasi i bëri fotot, i shpërndau ato në llogaritë e saj në Twitter dhe në Instagram.

Ajo shkroi mbi foto “Unë ndalova rastësisht këtë punëtor ndërtimi në Amsterdam dhe i kërkova t’i bëja një foto pasi është shumë i bukur. #someonesignhim”.

Brenda natës, ndjekësit e Nicky-t në Instagram nga disa qindra shkuan në 20 mijë, pasi një nga fansat e tij arriti të gjente llogarinë e tij të vërtetë. Komentet si “i adhurueshëm”, “je shumë i bukur” apo “i përsosur” nisën të vërshonin nëpër fotografitë e tij. Tani të gjitha vajzave iu ka rënë në kokë për të.

Është një djalë shumë me fat! /Express

Image 
Image 
Image