Kuriozitete

Foshnja 7 muajshe gëlltit kapakun e parfumit, vdes në sy të vëllait

Foshnja 7 muajshe gëlltit kapakun e parfumit, vdes në sy të vëllait
20 qershor 2018 • 09 : 28

Një foshnjë vetëm 7 muajshe gjeti vdekjen këtë të hënë, pasi gëlltiti kapakun e një shisheje parfumi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Milano të Italisë, ku vogëlushja pavarësisht se u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetojë.

Në momentin e ngjarjes vogëlushja ndodhej bashkë me vëllanë më të vogël se 5 vjeç.

I mituri pa se si ndodhi gjithçka pa mundur të bëjë asgjë.

Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me këtë rast, për të parë nëse ka neglizhencë lidhur me kujdestarinë e prindërve ndaj vogëlushes.

Gjithçka pasi ata ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes, por nuk arritën të parandalonin tragjedinë.

© zëri.info