Kryeministri i Holandës pastron dyshemenë

Kuriozitete June 06, 2018 - 11:30
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Nuk është diçka që e shihni zakonisht. Por po, ndodh që një kryeministër i një vendi shumë të zhvilluar ta pastrojë kafenë e vet që e derdh joqëllimshëm.

Mark Rutte, kryeministri i Holandës, ka marrë vëmendje të madhe për gjestin e tij që bëri, kur spontanisht i ra nga duart kafja që po e pinte, teksa po hynte në objektin qeveritar, transmeton Express.

Por, befasishëm, ai nuk pret që pastrueset apo personat përgjegjës ta pastronin pisllëkun që u bë aty, duke marrë në dorë mjetet e nevojshme dhe me shumë buzëqeshje fillon edhe të pastrojë.

A do ta imagjinonit liderin tuaj, të vendit tuaj, duke vepruar kështu?