Kuriozitete

Marihuana mund ta shërojë ekzemën

Marihuana mund ta shërojë ekzemën
05 qershor 2018 • 12 : 47

Marihuana mund të jetë e nevojshme për trajtimin e simptomave që ndërlidhen me sëmundjet e lëkurës, duke përfshirë ekzemën dhe psoriasisin.

Bima kanabis sativa njihet për agjentin psikoaktiv THC që gjendet në të – e i cili shkakton efekt intoksues, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, me rritjen e numrit të shteteve të Amerikës që e legalizojnë apo dekriminalizojnë marijuanën, doktorët dhe pacientët janë duke shfaqur një rritje interesimi për përfitimet shëndetësore të bimës.

Hulumtuesit kryesisht janë duke u përqendruar në katër agjentë tjerë që gjenden në këtë bimë, e të cilët mund të përdoren për probleme të ndryshme shëndetësore.

Këta katër agjentë janë: kanabidioli (CBD), kanabikromeni (CBC), kanabigeroli (CBG) dhe kanabinoli (CBN).

Agjentët e lartcekur nuk e bëjnë përdoruesin të ndihet i droguar, por shkaktojnë lehtësim të dhimbjeve nga probleme të ndryshme shëndetësore, në mesin e të cilave është edhe ekzema.

Vlen të ceket se ekzema është sëmundje e cila e shkakton lëkurën të pezmatohet, skuqet dhe çahet. Ndonëse ka shumë trajtime për ekzemë, ende nuk ka ndonjë kurë për këtë sëmundje.

© zëri.info