Uji i këtij fshati të Kosovës është magjik, dhe shëron shumë sëmundje

Kuriozitete May 27, 2018 - 07:54
Ja për cilin fshat bëhet fjalë

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale.

Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit thotë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka thënë se të shumë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti.

‘Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj’,raporton tv dukagjini. 

Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Ndryshe, nasalasit, banorë të këtij fshati njihen si njerëz punëtorë dhe me tokë të pëlleshme në fushën e Anomravës dhe ata kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.