‘Kupa me kapak, kupa pa kapak’ është më e thjeshta: Shikoni këto të tjerat!

Kuriozitete May 19, 2018 - 16:58
Lexo detajet

Po, siç e lexuat: “Kupa me kapak, kupa pa kapak” është me të vërtetë më e thjeshta, sepse këto që do lexoni në vijim do t’ju bëjnë lëmsh. Le të belbëzojmë!

1. Kali ka katër këmbë, këmbët e kalit kërcasin kur kali kalon kanalin.

2. E shes thesin, s’e shes thesin.

3. Karikaturisti karikaturon një karikaturë karakteristike.

4. Thanas thuthuqi tha se tharku i thiut therret me thupra të thata thane, thiu therret me thikë.

5. Polli pula e Lleshit në kacile të leshit.

6. Hipa vidhit, zbrita vidhit, piva ujë në rrëzë të vidhit.

7. E lidha kalin për gardhi.

8. Jemi mbledhur për të mbledhur të pambledhshmit që nuk mblidhen në mbledhje.

via GIPHY

9. Ka këmbë ura, s’ka këmbë ura.

10. Qante Qaniu pas qerres së qumshtit se qeni qimekuq i qe qepur pas.

11. Vera ikte, vjeshta vinte, vera vjeshtën s’e arrinte.

12. Thimi thuri me thupra thane të thata një thark për thiun dhe theri thiun thinjosh me thikë therëse në thertore.