A mund të pastroni dhëmbët, të bëni dush apo të shkoni në pishinë derisa agjëroni?

Kuriozitete May 18, 2018 - 21:25
Tregon Enes Goga

Imami Enes Goga është i ftuar në emisionin Tête-à-Tête me Berat Buzhalën në T7.

Goga ka shpjeguar se kush është i obliguar të agjërojë Ramazanin dhe kush është i liruar nga një gjë e tillë.

“Agjërimi që myslimanët e praktikojnë është kjo: Prej momentit kur përfundon koha kur mundemi me u ushqy, kur fillon agimi i hershëm e deri në perëndim të diellit ne braktisim të gjitha llojet e ushqimeve, pijeve dhe largimin prej marrëdhënieve intime të lejuara. Kjo është në pamjen e jashtme dhe pastaj i shtohet sjellja jo korrekte ”, shpjegoi Goga.

“Lejohet pastrimi i dhëmbëve’, tha Goga.

‘Lejohet edhe me bërë tush gjatë ditës”, shpjegoi ai.

“Nëse është vera e nxehtë edhe në bazën lejohet të shkohet gjatë ditës. Nuk prishet agjërimi”, theksoi Goga.