Fotografia e Vitit: Njëriu në flakë

Kuriozitete April 13, 2018 - 20:22

Fotografi i agjencisë “France Press”, Ronald Scemidt është fitues i çmimit për fotografinë e vitit (Wold Press Photo of the year)

Çmimin e ka marrë për fotografinë e demonstruesit të maskuar nga Venezuela i cili është i përfshirë në flakë.

Fotografia është bërë vitin e kaluar në Karakas gjatë përleshjeve të dhunshme ndërmjet policisë dhe demonstruesve kundër presidentin Nikolas Maduro, transmeton lajmi.net.

Kjo fotografi, sipas jurisë, e simbolizon vendin që është në flakë që një kohë dhe ngjallë emocione të fuqishme.

Schmit, i cili jeton në Meksikë, për AFP-në i ka përcjellë protestat në maj të vitit 2017. Në një moment 28 vjeçari Victor Salazar dhe miku i tij kanë tentuar që ta shkatërrojnë një motor të policisë, por benzina ka shpërthyer.

“E kam ndjerë shpërthimin pas shpinës time, jam kthyer dhe kam filluar që të xhiroj më sy mbyllur”, ka thënë Scemidt. /Lajmi.net/

Image