Kosovarja fiton Honda në NBA pasi u nominua nga i biri i saj

Kuriozitete April 10, 2018 - 16:03
Lexo detajet

Një kosovare ka fituar veturë të tipit "Honda" nga e ekipi i basketbollit në NBA.

Këtë dhuratë Tone Gashi e mori pas nominimit që i ka bërë i biri i saj, Egzoni.

Vetura iu nda asaj nga Brooklyn Nets për të shprehur mirënjohje për përkrahjen që i japin fansat këtij ekipi.

Ekipi i basketbollit nga New York, që bën pjesë në garat e NBA-së, ka ndarë një "Honda" për zonjën Gashi.

“Ky adhurues i ekipit Brooklyn Nets e nominoi të ëmën për ta fituar një veturë të re të tipit 'Honda' për ta falënderuar për punën e zellshme që e ka bërë për t'ia realizuar ëndrrat”, thuhet në faqen zyrtare të Instagramit Brooklyn Nets, transmeton Gazeta Express.

"Honda" ngjyrë të kaltër tashmë do të jetë në pronësi të Tone Gashit. Kjo zonjë është gruaja e gazetarit të RTK-së, Sylejman Gashit, i cili është në koma tash e disa vjet.

Momenti kur Tone Gashi u shpall fituese e "Honda"-s. /Express